Antonio Cassano përkujdeset për deklaratën e ditës

Futboll 05 Gusht 2018 21:12

Antonio Cassano ka thënë përsëri se mund të rikthehet në fushat e blerta pas pensionimit, duke thënë se dëshiron rikthimin në Serie A dhe se mund të luajë deri në moshën 60 vjeçare.

Sulmuesi ka qenë jashtë futbollit tash e dy vite, për shkak se ai dëshiron që të kalojë kohë më shumë me familjen e tij.

“Nëse e kam mundësinë, gjithmonë do ta bëjë diferencën. Ndihem 110 %, ndihem mirë me kokën dhe trupin tim, e sa i përket këmbëve, mund të luaj deri në moshën 60-vjeçare”, ka thënë Cassano.

“Do të doja që të luaja për një skuadër afër Genoas, aty ku jetoj, ndoshta Bologna, Sassuolo, Parma, Empoli, sepse nuk mund të jetoj pa familjen time”.

 

-->