Antonio Conte rikthehet në Premier Ligë?

Futboll 06 Maj 2021 19:23

Sipas raportimeve nga gazeta “Corriere dello Sport”, Tottenham është vënë në ndjekje të trajnerit të Interit, Antonio Conte.

Gazeta shkruan se presidenti i londinezve, Daniel Levy po kërkon të ndërmarrë një projekt ambicioz vitin tjetër me ekipin e Tottenham dhe afrimi i Contes në krye të ekipit do ishte hapi i parë i madh për projektin e ri.

Conte e njeh mjaft mirë Premier Ligën pas 2 viteve të kaluara në krye të Chelsea, ku fitoi Premier Ligën në sezonin 2016/17 dhe një Kupë të Ligës.

Për momentin këto janë vetëm zëra, pasi drejtuesit e Interit pas fitimit të titullit kampion janë shprehur se Conte do vazhdojë të jetë trajner i zikaltërve dhe sezonin tjetër. /Insporti.com/

-->