Antonio Conte sfidon Lautaro Martinezin

Futboll 13 Maj 2021 18:22

Trajneri i Interit, Antonio Conte e ka sfiduar sulmuesin Lautaro Martinez për një ndeshje ‘boksi’.

Në ndeshjen e djeshme ka pasur pak probleme mes Contes dhe argjentinasit, andaj të dy u takuan në ring sot (e enjte).

Atmosfera është e mirë te Interi, pasi që fituan Scudetton e 19-të këtë sezon derisa postuan një video në Twitter ku Lautaro ishte në boks me Conten.

Romelu Lukaku ishte ‘arbitri’, derisa shkruhej ‘Drejtpërdrejtë nga Madison Square Garden’.

-->