Antonio Conte trajneri i ri i Tottenham?

Futboll 02 Qershor 2021 17:38

Trajneri Antonio Conte shumë shpejtë pritet të bëhet drejtues i një skuadreje të re.

Trajneri italian u largua nga Interi menjëherë pas titullit kampion të Serie A, shkaku i mosmarrëveshjeve me klubin. Kështu, sipas asaj që raporton gazetari Angelo Mangiante, Tottenhami ka filluar bisedimet me Conten.

Spurs e shkarkuan Jose Mourinhon shkaku i rezultateve të dobëta, ndërsa janë në kërkim të një tekniku të ri.

Andaj, italiani është në listën e tyre dhe marrëveshja mund të arrihet në ditët e ardhshme në një kontratë dyvjeçare.

Conte edhe më parë ka qenë në Ligën Premier, aty ku arriti të fitonte titullin dhe FA Kupën me Chelsean brenda dy vitesh.

-->