Anulohet goli në ndeshjen Feronikeli – Ferizaj – shikoni pamjet

Futboll 28 Shtator 2019 13:39

Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas është duke u zhvilluar ndeshja në mes të Feronikelit dhe Ferizajt, shkruan Insporti.com.

Kampioni aktual është duke udhëhequr në këtë ndeshje me rezultat 2:0, duke i shënuar golat brenda 12 minutave.

Hatrick-un Rexhës brenda gjysmë orë lojë ia “mohoi” pozicioni jashtë loje.

Gjyqtarët e ndeshjes vendosen se Rexha ishte pozicion jashtë loje dhe kështu “Nikli” mbeti me vetëm dy gola.

Të dy golat i shënoi sulmuesi më i mirë i skuadrës, Kastriot Rexha. Golin e parë e shënoi në minutën e 8, ndërsa të dytin në minutën e 12-të.

Ndryshe, nga minuta e 21-të e ndeshjes Ferizaj është duke luajtur me një futbollist më pak, për shkak të kartonit të kuq të Dardan Jasharit. /Insporti.com/

Goli i anuluar në Drenas

A kanë të drejtë gjyqtarët që anuluan golin e KF Feronikeli?

Gepostet von Insporti am Samstag, 28. September 2019

-->