Anulohet kampionati i futbollit në këtë vend, nuk ka kampion

Futboll 22 Maj 2020 18:34

Për shkak të coronavirusit është mbyllur edhe një kampionat i madh i futbollit në botë, transmeton Insport.

Bëhet fjalë për LIGA MX, kategoria superiore e futbollit në Meksikë.

Gjatë ditës së djeshme, tetë lojtarë të  Santos Laguna u diagnostifikuan me coronavirus.

Me anë të këtij vendimi kampionati konsiderohet i mbyllur ndërkohë nuk do të ketë kampion për sezonin 2019/20.



Kujtojmë që në Meksikë janë konfirmuar 55 mijë raste pozitive me coronavirus ndërkohë janë 5666 vdekje deri më tash. /Insporti.com/

-->