Anulohet kjo ngjarje e rëndësishme sportive, shkak koronavirusi

Moto GP 02 Mars 2020 17:15

Çmimi i madh i Moto GP në Tajlandë i planifikuar më 22 mars është shtyrë në për shkak të epidemisë së koronavirusit, njoftoi zëvendëskryeministri Thai Anutin Charnvirakul.

“Ne duhet të përqendrohemi së pari tek pandemia. Duhet ta shtyjmë garën deri në një njoftim të mëtejshëm’’, theksoi Anutin, i cili është edhe ministër i Shëndetësisë.

“Është në interes të vendit dhe pjesëmarrësve”, shtoi ai.

Njoftimi vjen një ditë pas anulimit të GP të Katarit, i cili do të zhvillohej më 8 mars.

Disa ngjarje të tjera janë anuluar ose shtyrë për shkak të COVID-19 duke përfshirë Grand Prix të Formula 1 të planifikuar më 19 prill në Shangai.

-->