Anulohet miqësorja ndërmjet Interit dhe Arsenalit

Futboll 21 Korrik 2021 10:06

Klubi i Arsenalit ka konfirmuar se ndeshja miqësore kundër Interit, e cila ishte paraparë të zhvillohej të dielën, është anuluar, edhe pse turneu Kupa e Florida do të vazhdojë, transmeton Insporti.

Gjigandët e Serie A duhet të ishin takuar me Arsenalin në turneun miqësor Kupa e Floridas të Dielën, por “Topçinjtë” janë detyruar të tërhiqen nga gara në të cilën marrin pjesë edhe skuadra si Evertoni dhe Millonarios.

Klubi anglez ka njoftuar se e kanë marr këtë vendim për shkak se në disa prej këtyre skuadrave pjesëmarrëse janë disa raste pozitive me Covid-19, përcjellë kp.

Përkundër tërheqjes së Arsenalit, organizatorët e këtij turneu kanë siguruar se ndeshjet tjera do të zhvillohen.

Kështu që, Interi do të takohet ose me Evertonin ose Millonarios në finale në Camping World Stadium në Orlando të enjten, më 29 Korrik.

-->