Anulohet ndeshja e yjeve të NBA-së për vitin 2021

Basketboll 27 Nëntor 2020 09:31

Loja NBA All-Star nuk do të luhet më 2021, transmeton Insporti.

NBA ka konfirmuar që fundjava e All-Star e planifikuar të mbahej në Indianapolis nga 12 deri në 14 shkurt 2021, është anuluar për shkak të situatës së koronavirusit.

Indiana Pacers, që duhej të priste basketbollistët më të mirë në botë në vend të 2021, do të organizojë një ndeshje All-Star më 2024.

Ndeshja tjetër me All-Star është planifikuar të zhvillohet në Cleveland, dhe një vit më vonë nikoqir do të jetë Salt Lake City.

Sezoni i ri i NBA do të fillojë më 22 dhjetor. /Insporti/

-->