Anulohet një ndeshje në Europa Ligë

Futboll 27 Shkurt 2020 16:07

Sot do të luhen ndeshjet e kthimit në kuadër të 1/32 në Europa League.

Mirëpo një nga ndeshjet e pritura që të zhvillohet sonte është anuluar.

Është takimi ndërmjet Red Bull Sazlburgut dhe Frankfurtit në Europa League i cili është shtyrë. Nuk ka të bëjë me Coronavirusin, por për shkak të problemeve me kushtet e motit që kanë prekur Austrinë.

Skuadra gjermane e Frankfurtit ka dalë me komunikatë zyrtare dhe ka informuar tifozët se ndeshja e sotme është shtyrë. Arsyeja është e frikshme, pasi një stuhi e fortë ka prekur shtetin austriak.

Erëra të forta me një shpejtësi e madhe prej 120 km/h. Frika e madhe për shkak të problemeve të shumta që mund të sjellë kjo stuhi ka bërë që drejtuesit të anulojnë ndeshjen.

-->