Apelimi i Manchester Cityt në CAS, ky është vendimi i fundit

Futboll 25 Maj 2020 13:47

Ankesa e Manchester Cityt kundër ndalimit dy vjeçar për pjesëmarrje në garat evropiane do të dëgjohet nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nga 8 deri në 10 qershor, transmeton Insporti.

Manchester City kishte shpresuar për një seancë dëgjimore në maj, por shpërthimi i koronavirusit e ka shtyrë atë deri në qershor.

Vendimi i fundit është se as Manchester City dhe as UEFA nuk kanë bërë kërkesë për shqyrtim publik ndaj procesi do të zhvillohet pa praninë e publikut.

Formati i seancës pritet të jetë në formë digjitale pasi hyrja në Zvicër është e pamundurë për shkak të masave të marra për luftimin e pandemisë Covid 19.

Kujtojmë që UEFA ka suspenduar klubin e drejtuar nga Pep Guardiola për dy vite nga Liga e Kampionëve, për shkak të shkeljeve të rregullave me Fair Play financiar.

City shpreson se një vendim do të mund të merret para fillimit të sezonit të ardhshëm. /Insporti.com/

-->