Apokalipsi ditën kur Liverpooli shpallet kampion i botës

Futboll 16 Qershor 2020 09:42

Një teori konspirative është proklamuar se botës mund t’i vije fundi të dielën- ditën kur Liverpooli mund të fitojë titullin e Ligës Premier pas më shumë se 30 vitesh.

The Reds janë aktualisht lider me 25 pikë diferencë nga vendi i dytë Manchester City, ndërsa vetëm një gjë e pashmangshme mund mos t’i kurorëzojë ata me titull.

Fillimisht ishte pandemia me coronavirus që ndaloi futbollin në mesin e muajit mars, mirëpo që do të rikthehet në këtë fundjave, pasi më shumë se tre muajsh, transmeton Telegrafi.

Image Credit: PA

Sidoqoftë, një teori konspirative e vitit 2012 parashikon se këtë të dielë mund t’i vije botës fundi.

Shkencëtari Paolo Tagaloguin ka sqaruar së fundmi në Twitter: “Duke u bazuar në kalendarin Julian, ne jemi teknikisht në vitin 2021”.

“Numri i ditëve që janë humbur në një vit shkaku i kalendarit tjetër Gregorian, janë 11 ditë”.

Image Credit: PA

“Për 268 vite, duke përdorur kalendarin Gregorian (1752-2020)me 11 ditë = 2,948 ditë. 2,948/365 ditë (për vit) = 8 vite”.

Kjo i bije që 21 qershori aktualisht është 21 dhjetor, dita e viti 2021 kur bota parashikohej të merrte fund.

Liverpooli teorikisht mund të bëhet kampion, nëse Manchester City mposhtet nga Arsenali të mërkurën dhe skuadra e Jurgen Klopp fiton ndaj Evertonit në Merseyside të dielën.

The Reds mund të shpallen kampion dhe ju mund të merrni frymë lirshëm, falë angazhimit të NASA-s.

Image Credit: PA

“E gjithë kjo storie kishte filluar nga Nibiru, një planet që thuhet se së fundmi ishte zbuluar nga Sumerianët, dhe është në drejtim të planetit tonë”, thuhet në njoftim nga agjencia Happymag.

“Kjo katastrofë ishte parashikuar në maj të vitit 2003, por atëherë asgjë nuk kishte ndodhur, duke proklamuar dhjetorin e vitit 2012 dhe që lidhej me kalendarin Majan”.

Tifozët e Liverpoolit mund të flenë të qetë dhe të presin këtë fundjavë, pasi deri më sot asnjë teori konspirative nuk është vërtetuar.

-->