Arabia Saudite jo vetëm gabime në fushë, por edhe në fanellë (Foto)

Futboll 15 Qershor 2018 08:59

Ndeshja e cila hapi Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, në mes të nikoqirit Rusisë dhe Arabisë Saudite, prodhoi plotë 5 gola, mirëpo që u shënuan vetëm nga një skuadër.

Rusia i deklasoi Sauditët me rezultat 5-0, në një ndeshje ku Arabia Saudite bëri shumë gabime dhe pak kush e besonte se si arriti deri në finalet e Kupës së Botës me lojën e shfaqur dje, kundër një Rusie që ashtu kështu, nuk llogaritet të jetë një ekip shumë mbresëlënës.

Pos, përveç gabimeve nga lojtarët e Arabisë Saudite në fushë, u kap edhe një detaj tjetër, që pak kush ka mundur ta vërej.

Në momentin e inkuadrimit në fushë nga banka rezervë e futbollistit saudit, Salem Al-Dawsari, ai barte në fanellë numrin 18, mirëpo askush nuk e kuptoi që ishte i printuar gabimisht.

Duke e shikuar më me vëmendje, mund të dallohet vendosja e gabuar e numrit 8-të në fanellën e tij, ose ndryshe, e vendosur me kokë poshtë, detaj që nuk pikaset edhe me aq lehtësi.

Pa marrë parasysh që ky në fund është një detaj i parëndësishëm për lojën që u shfaq në fushë, por sikur shpjegon se për Arabinë Saudite, asgjë nuk shkoi mirë në ndeshjen e tyre të parë.

Tani Arabia Saudite, duhet të pres të mërkurën e 20 qershorit, që ta shpaguaj këtë performancë të dobët kundër Rusieë, kur në takimin e dytë takohet kundër një kundërshtari shumë më të vështirë se ai i pari, pasi përballet me Uruguain. /Insporti.com

 

-->