Arben Krasniqi do ta udhëheqë këtë skuadër në edicionin e ri

Superliga 03 Korrik 2019 23:28

Trajneri më i suksesshëm në basketbollin kosovar, Arben Krasniqi do ta drejtojë edhe në edicionin e ri skuadrën nga Theranda, Golden Eagle Ylli.

Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra nga “13 Qershori”, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook.

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje për vazhdim të kontratës me trajnerin Arben Krasniqi. Bashkëme trajnerin Krasniqi po përgatitet lista e lojtarëve vendorë dhe të huajë për sezonin që na pret!”, thuhet në njoftimin e Golden Eagle Yllit.

Në edicionin e kaluar me Krasniqin, Golden Eagle Ylli arriti të siguronte gjysmëfinalen e play-off-it, ku u mposht nga Rahoveci.