Arbër Berisha edhe zyrtarisht lojtari më i ri i KB Prishtinës

Superliga 30 Korrik 2021 16:22

KB Prishtina ka bërë të ditur transferimin më të ri. Ish-basketbollisti i Bornovas, Arbër Berisha, do të vazhdojë karrierën te KB Prishtina.

Lajmin për transferimin e Berishës e ka bërë Prishtina përmes llogarisë zyrtare në “Facebook”.

Ai ishte pjesë e Ligës turke me Boronava dhe Gaziantep gjatë dy sezoneve të fundit. Arbëri luan në pozitën e qendrës.

-->