Arbër Zeneli me vetëbesim flet para ndeshjes me Bullgarinë

Kombëtarja 22 Mars 2019 12:42

Një nga futbollistët më të mirë të kombëtares së Kosovës në kohët fundit dhe një nga yjet e këtij sezoni në kampionatin francez, Arbër Zeneli, pas ndeshjes miqësore me Danimarkën u shpreh i zhgënjyer dhe pak i dëshpëruar pse Kosova pësoi në minutën e fundit dhe nuk shënoi fitore ndaj Danimarkës në miqësore.

Sidoqoftë, i pyetur për ndeshjen e Bullgarinë, Zeneli deklaroi me shumë vetëbesim se “pritet një lojë më fizike sepse tani po luajmë kualifikime, mirëpo, ne duhet të jemi të fokusuar dhe të luajmë ashtu siç kemi luajtur më herët”, deklaroi Zeneli pas ndeshjes në miks zonë, transmeton Insporti.

Zeneli po ashtu pohoi se Kosova është e motivuar për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje dhe nuk i pengojnë deklaratat si ajo e trajnerit të Danimarkës, për të cilin u tha se e nënçmoi Kosovën.