Arbër Zeneli u kthye në fushë pas 8 muajve – ja çka bëri me Reimsin

Kombëtarja 25 Shkurt 2020 09:30

Arbër Zeneli i është kthyer fushave të gjelbra këtë fundjavë, teksa ky është një lajm shumë i mirë për Kosovën që muajin e ardhshëm do të luajë ndeshjen më të rëndësishme në histori.

Zeneli, që pësoi lëndim të rëndë në gjurin e tij në muajin qershor në ndeshjen kundër Malit të Zi në Podgoricë, më në fund iu është kthyer fushave, transmeton Insporti

Futbollisti 25-vjeçar, pas 8 muajsh mungesë ka luajtur për ekipin e dytë të Reimsit, ku luajti për 45 minuta.

Zeneli për ekipin e rezervave të Reimsit, të shtunën zhvilloi 45 minuta në ndeshjen kundër ekipit të Schiltigheim.

Më poshtë mund të shikoni disa nga momentet e ndeshjes ku luajti Zeneli, e cila u mbyll me barazim pa gola. /Insporti.com/

-->