Arbëria mposht me rezultat të thellë ekipin e madh rus

Futboll 22 Janar 2021 20:55

Skuadra e e Arbërisë, që këtë sezon i ka surprizuar të gjithë me paraqitjet në kampionat, vazhdon përgatitjet dimërore në Antalia të Turqisë, ku po zhvillojnë edhe ndeshje miqësore.

Ditën e sotme, skuadra kuqezi, ka shkatërruar në miqësore me rezultatin 5-0 skuadrën e njohur ruse, Lokomotiva Moskë.

Golin me Arbërinë e ka gjetur edhe Gresild Lika, i cili u transferua aty në këtë merkato nga skuadra e Bylisit.

Ndërkohë golat e tjerë u shënuan nga Kreshnik Bahtiri, Qlirim Kashtanajeve dhe dopietë e Almir Kryeziut.

-->