Arbëria sikur Japonia, shikoni se si e pastruan zhveshtoren pas humbjes ndaj Llapit

Futboll 25 Tetor 2020 10:51

Arbëria u mposht ditën e djeshme (e shtunë), në udhëtim ndaj Llapit në kuadër të javës së 8-të në Superligën e Kosovës, shkruan Insporti.

Pavarësisht kësaj, lojtarët e klubit nga Lipjani kanë bërë një veprim shembullor pas përfundimit të takimit.

Pas përfundimit të ndeshjes, ata kanë pastruar të gjithë dhomën e zhveshjes në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Një veprim të tillë e kishte bërë edhe Kombëtarja e Japonisë pas humbjes në Kupën e Azisë ndaj Katarit vitin e kaluar.

No description available.

Skuadra e drejtuar nga Arbnor Morina pësoi humbjen e tretë të këtij sezoni duke zbritur në vendin e katërt me 11 pikë nga 8 ndeshje të zhvilluara.

Kujtojmë që Arbëria këtë sezon është promovuar në Superligën e Kosovës, ku ka befasur të gjithë me rezultatet dhe lojën e saj./Insporti.com/

-->