Arbnor Rifati: Ponte ka synimet e qarta për edicionin e ri, ekipet do të kenë probleme ndaj nesh

Superliga 16 Shtator 2019 17:25

Edicioni i ri në Superligën e basketbollit do të nis në fund të muajit shtator.

Tashmë skuadrat kanë bërë përgatitjet e fundit në mënyrë që ta nisin këtë stinor si është më të mirë.

Një ndër dy skuadrat që kanë sjellë më së paku lojtarë në përbërjet e tyre është Ponte Prizreni.

Trajneri i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati ka folur për Insportit në lidhje me edicionin e ri dhe synimet që pritet ti ketë klubi prizrenas.

Rifati tregoi që përgatitjet i kanë filluar me vonesë, derisa boshti i skuadrës është ruajtur.

“ Po kemi filluar përgatitjet ( pak me vonesë) , kryesisht mire jemi në fazën e parë ku si prioritet është përgatitja fizike, deri tani jam i kënaqur. Ekipin e kemi kompletuar, kemi zëvendësuar dy amerikanet vetëm, boshtin e skuadrës e kemi ruajtur duke kthyer edhe Edmond Kryeziun , prurje të reja nuk do të ketë njëherë”.

Por cilat do të jenë synimet e Pontes për edicionin e ri, duke e ditur që këtë stinor i sjellë nëntë ekipe dhe pritet të ketë ndryshim të rregullave se sa do të largohen nga elita.

“ Synimet e Pontes janë të renditemi në 6 skuadrat e para që na qojnë në play off dhe final 4 të kupës. Për sa i përket a bien dy ekipe apo tre, unë nuk brengosem për atë, le të kujdesen ekipet që i synojnë ato pozita”.

Ponte Prizreni ndeshjen e parë të stinorit do ta luaj ndaj Pejës së rikthyer në basketbollin kosovar.