Ardian Cuculi flet pas vendimit të UEFA-së

Futboll 12 Gusht 2020 23:17

Mbrojtësi Ardian Cuculi ka reaguar pasi Drita konfirmoi zyrtarisht se është njoftuar nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA për fatin e ndeshjes ndaj Linfieldit.

Pas gjjithë kësaj drame, me një postim në “Facebookun” e tij zyrtar, ai ka shkruar një thënie shumë interesante.

“Diçka çka nuk të vret, të bën më të fortë!”.

Kujtojmë që komisioni i Apelit në UEFA vendosi që ndeshja të anulohet përfundimisht dhe Linfieldit t’i takojë fitorja me rezultat zyrtar, 0:3.

-->