Ardian Nuhiu: I kënaqur me fitoren, por ende asgjë ska përfunduar

Futboll 08 Korrik 2021 23:40

Drita ka fituar ndeshjen e parë kundër Deçiqit në kuadër të Conference Ligës.

“Bardhekaltrit” për mrekulli përmbysën rezultatin, duke fituar në fund me rezultat 2-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”

I kënaqur me fitoren u shpreh edhe trajneri i gjilanasve, Ardian Nuhiu, i cili megjithatë theksoi se ende nuk ka përfunduar asgjë.

“E filluam ndeshjen shumë lehtë dhe pësuam. Por futbollistët treguan karakter, ata kanë bërë shumë për të marrë fitoren dhe me meritë e arritëm”.

“Kundërshtari shumë vështirë thyhet, ka pranuar shumë pak gola. Në krijuam shumë raste dhe dominuam”.

“Do të përgatitemi për ndeshjen e kthimit, ende nuk ka përfunduar asgjë do të jetë shumë vështirë” deklaroi Nuhiu.

Drita pas kësaj fitore e pret me qetësi ndeshjen e kthimit, e cila zhvillohet me 15 korrik.

-->