Areola do t’i bashkohet Real Madridit

Futboll 30 Gusht 2019 14:58

Portieri i Paris Saint-Germainit, Alphonse Areola do të jetë pjesë e Real Madridit për edicionin e ri, kanë bërë të ditur mediumet franceze të premten.

Areola 26-vjeçar, do të huazohet për një vit te Real Madridi, si pasojë e marrëveshjes mes dy klubeve, e cila përfshinë transferimin e Keylor Navasit te kampionët e Francës.

PSG-ja, për Navasin do të paguajë 15 milionë euro dëmshpërblim plus do t’ia huazoj Realit për një vit portierin Areola, i cili do të luftoj për një vend titullari e Thibaut Courtoisin.

Areola 26-vjeçar, ka edhe tri paraqitje me Përfaqësuesen e Francës.