Argjentina – Kolumbia, ajo që nuk u pa në fushë nga Leo Messi

Futboll 16 Qershor 2019 18:31

Një video e shkurtër tregon se si Lionel Messi është duke u munduar i vetëm që ta dërgojë më tutje Argjentinën në Kupën e Amerikës.

‘La Albiceleste’ e hapën kampanjën e tyre për Kupën e Amerikës në vitin 2019 me humbje, pasi u mposhtën 2-0 nga Kolumbia.

Pjesa e dytë ishte fatale për Argjentinën, derisa Roger Martinez dhe Duvan Zapata shënuan golat e fitores, për t’i vazhduar kështu edhe më tej vuajtjet e Messit në kombëtare.

Kapiteni i Barcelonës ishte i pafuqishëm që ta fitonte përballjen e parë me Argjentinën, por arriti të bënte një paraqitje të jashtëzakonshme në mbrëmjen e kaluar.

Ishte minuta e 60-të kur Messi e mori topin nga mesi fushës, gjersa tentoi që ta përfundonte të gjithë punën i vetëm, mirëpo u faulua nga lojtarët e Kolumbisë.

Situata ishte paksa edhe e dhimbshme, pasi argjentinasi pranonte topin menjëherë nga bashkëlojtarët, mirëpo e kishte të pamundur të kalonte nga mbrojtja kundërshtare.