Arianit Ahmeti: Po i them Agim Ademit se do të ketë kundërkandidat – ai është në panik

Futboll 08 Mars 2022 22:12

Sonte në emisonin Pressing të Televizionit 7, kandidati për Kryetar të FFK’së, Arianit Ahmeti tha se Agim Ademi do të ketë një kryekandidat që atë e ka vënë në panik.

“Unë publikisht i them se do te ketë kundërkandidat edhe në këtë formë. Edhe Remzi Ejupi e din këtë. Shumë shpejtë do të dihet. Nuk është një kandidat i përbashkët. Kështu që ai është në panik. Shumë shpejt do ta dim së bashku” – tha Arianit Ahmeti.

Ndryshe, me datë 02.03.2022, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së nën drejtimin e presidentit Agim Ademi shpalli zgjedhjet për kryetar. Me këtë rast u vendos që Kuvendi i Rregullt Zgjedhor për president të FFK-së të mbahet më 6 prill, ditë e mërkurë.

Deri më tani zyrtarisht dihen tre kandidatë për kryetar të FFK-së: Agim Ademi, Remzi Ejupi dhe Arianit Ahmeti.

Ademi e ka udhëhequr FFK-në në katër vitet e fundit prej vdekjes së ish-kryetarit Fadil Vokrri.

./Insporti.com

-->