Arijanet Muric luajti tërë ndeshjen, kaq gola pranoi

Futboll 03 Prill 2021 22:24

Gardiani i portës së Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriq po vazhdon të jetë portieri i parë te skuadra e Willem II, duke qenë titullar në çdo ndeshje, përcjell Insporti.

Megjithatë, portieri i Kosovës sonte nuk arriti ta mbajë portën e paprekur, teksa skuadra e tij pësoi humbje minimale 0-1 nga AZ Alkmaar.

Willem II mbetet me 22 pikë dhe zë pozitën e 15-të, kurse AZ Alkmaar është i dyti me 58 pikë.

Ndryshe, Muric u përjashtua nga Kampi i Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet e muajit mars, kjo për arsye se shkoi i dehur në stërvitje. /Insporti

-->