“Ariu shqiptar” i pa thyeshëm, mposhti me “TKO” Mojicën

Boks 08 Nëntor 2020 12:00

Boksieri shqiptar, Reshat Mati i njohur si “Ariu Shqiptar” ka fituar meçin kundër Marcos Mojica nga Nicaragua në kategorinë e mesme të lehtë. Mati e fitoi meçin me nokout teknik“TKO”  duke vazhduar me bilancin e tij fantastik me tetë fitore dhe asnjë humbje, raporton Insporti.com.

“Ariu shqiptar” meçin e përfundoi në raundin e dytë duke lansuar të majtën e tij në drejtim të Mojicës, i cili nuk arriti t’i rezistoi aspak.

Kjo ishte fitorja e tetë për boksierin 22 vjeçar në aq meçe sa ka zhvilluar.

Mati është boksier shqiptar i lindur dhe rritur në Amerikë.

Meçi u zhvillua në Florida të Amerikës.

“Ariu shqiptar” meçin e parë e ka zhvilluar në vitin 2018 kundër meksikanit Adan Ahumada, në Chicago, duke e fituar meçin me nokaut klasik, deri më tani ka zhvilluar 20 raunde. Pra ka një bilancë të jashtëzakonshëm, prej shtatë meçeve, shtatë fitore.

/Insporti.com/

https://www.instagram.com/p/CHUDkj6JHU8/

-->