“Ariu shqiptar” takohet me djalin e Agim Ademit

Boks 18 Mars 2021 18:56

Boksieri i njohur shqiptar nga Amerika, Reshat Mati, është takuar me këngëtarin e njohur, Trim Ademi i njohur si “Capital T”, shkruan Insporti.com.

Mati ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram me “Capital T” duke vendosur edhe flamurin kombëtar.

“Ariu shqiptar” konsiderohet si ndër boksierët më premtues në botën e boksit dhe deri më tani nuk njeh për humbje. Nga nëntë meçe sa ka zhvilluar i ka të gjitha fitore me KO dhe TKO.

“Capital T” është djal i kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ademi që nga dhjetori i vitit 2018 mban postin e të parit të FFK-së. /Insporti.com/

https://www.instagram.com/p/CMkYtHKJmcZ/?fbclid=IwAR1M5PsB2VWQpGS5xz1Zl2MR9ieCdIai4pTcm6qZWL91O85vgu9GD-mQ1RM

-->