Armend Dallku i pakënaqur pas humbjes nga Drenica

Futboll 30 Gusht 2021 19:21

Trajneri i Dukagjinit të Klinës, Armend Dallku është shprehur i pakënaqur pas disfatës së pësuar nga Drenica.

Trajneri i skuadrës nga Klina, tha se skuadra e tij i fali fitoren ekipit nga Skenderaj.

“Nëse e shohim gjithë ndeshjen një gol i tillë vendosi ndeshjen nga një ndërprerje dhe kjo është e pafalshme dhe gjithçka vështirësohet. Nuk jam i kënaqur me pjesën e parë pasi i kemi falur të dy golat. Kjo ndeshje do të jetë mësim për ne pasi nuk ka përfunduar asgjë dhe do të kemi kohë t’i rregullojmë gabimet të cilat i kemi bërë”, deklaroi Dallku.

-->