Arnautovic tenton të kërkojë falje në gjuhën shqipe: Më falni, nuk jam racist

Futboll 14 Qershor 2021 15:59

Reprezentuesi i Austrisë, me prejardhje nga Serbia Marko Arnautovic ka kërkuar falje nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, për incidentin që vetë e krijoi me Ezgjan Aliu gjatë ndeshjes Austri – Maqedoni e Veriut, shkruan Insporti.com.

Arnautovic sipas medieve serbe ai ofenduar me nënë futbollistin shqiptar Ezgjan Aliu duke përdërorur edhe termin “siptarsku”.

Por derisa e pranoi se gjakrat ishin nxehur dukshëm, 32-vjeçari e mohon të ketë përdorur çfarëdo shprehje raciste ndaj kundërshtarëve.

 “Kishte fjalë të nxehta dje për shkak të emocioneve të ndeshje, për të cilat dëshiroj të kërkoj FALJE – veçanërisht miqve të mi nga Maqedonia e Veriut dhe nga Shqipëria. Dëshiroj ta them një gjë shumë qartë: UNË NUK JAM RACIST! Unë kam miq gati nga çdo vend dhe jam e mbështes diversitetin. Kushdo që më njeh mua është i vetëdijshëm për këtë. Më falni”, ka shkruar ish futbollisti i disa skuadrave angleze.

May be an image of text that says "m.arnautovic7 There were some heated words yesterday in the emotions of the game for which would like to APOLOGIZE- especially to my friends from 米 North Macedonia and Albania. I would like to say one thing very clearly: AM NOT A RACIST! have friends in almost every country and stand for diversity. Everyone who knows me is aware of that. и3BиHeTe Më falni"

Katër futbollistë shqiptarë luajtën titullarë për Maqedoninë e Veriut në ndeshjen e saj debutuese në një turne të madh.

 Arijan Ademi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski dhe Enis Bardhi ishin, ndërsa Ferhan Hasani dhe Egzon Bejtulahi ishin në bankën rezervë.

Ndeshjen e fitoi Austria me rezultatin 3:1. /Insporti.com/

-->