Aro Muric afër largimit nga Nottingham Forest

Gardiani i Kosovës, Aro Muric është duke kaluar në një moment të vështirë me klubin e Nottingham Forestit.
Murici, i cili është huazuar nga Manchester City, është paraqitur në vetëm 4 ndeshje me klubin nga Championshipi.
Jack Gaughan, gazetari i njohur i Daily Mail shprehet se “Muric është afër largimit nga Nottingham Forest dhe se është në kërkim të një klubi të ri”.
Kur kanë mbetur edhe pak orë nga mbyllja e afatit, gjasat janë që Aro të rikthehet në Manchester deri në fund të sezonës.
Kujtojmë që Kosova zhvillon sfidën e play off-it ndaj Maqedonisë së Veriut në muajin mars, dhe minutat janë shumë të nevojshëm për portierin e parë të Bernard Challandes. /Insporti.com/
Aro Muric (Nottingham Forest) and Matt Smith (QPR) could find new clubs before today’s transfer deadline.
[via @Jack_Gaughan] pic.twitter.com/h1zYBqwbeE
— Superbia | CFG360 (@CFG360) January 31, 2020