Aro Muric befason me deklaratën e tij: Trupi m’u ndal, më vjen keq

Futboll 07 Qershor 2019 23:01

Përfaqësuesja e Kosovës nuk arriti më shumë se një barazim kundër Malit të Zi në kuadër të eliminatoreve “Euro2020”, shkruan Insporti.com.

Portieri i “Dardanëve”, Aro Muric deklaroi se trupi i tij ishte ndalur gjatë ndeshjes dhe se i vjen keq çfarë ndodhi

“Trupi m’u ndal, më vjen keq nuk e di çfarë ndodhi, isha 100 për qind i gatshëm. Më dah një kartonë të verdhë pa asnjë arsye. Do ta shohim do fle sonte e pastaj do të ju tregoj”, deklaroi Aro Muric për SuperSport Kosova, transmeton Insporti.com.

Në ndeshjen e parë Përfaqësuesja jonë ka barazuar 1:1 me Bullgarinë, me të cilët takohet të hënën në Sofje.

Renditjen në grup e kryeson Anglia me 6 pikë, e dyta është Çekia me 3, ndërsa Kosova , Bullgaria e Mali i Zi i kanë nga 2 pikë.Kjo ishte ndeshja e 13-të radhazi e Kosovës pa pësuar humbje.

-->