Aro Muric bëri superpritje “alla Neuer” – vlerësohet lartë pas paraqitjes briliante

Futboll 02 Nëntor 2021 10:50

Numri një në portën e Përfaqësuesen e Kosovës, Arijanet Muric e ka rifituar vendin e titullarit tek Adana Demirspor. Muric pas gjashtë ndeshjeve në bankën rezervë, u paraqit në mesjavë në kuadër të Kupës së Turqisë, shkruan Insporti.com.

“Gardiani” shqiptar e ka fituar besimin e trajnerit Vincenzo Montella, i cili e ka hedhur në fushë nga minuta e parë ndaj Istanbul Basaksehirit.

Muric e ka shfrytëzuar këtë mundësi për mrekulli duke bërë disa pritje tejet të mira, duke shpëtuar skuadrën e tij nga një disfatë më e thellë.

22-vjeçari ishte në krye të detyrës duke pritur shtatë gjuajtje të skuadrës vendase dhe duke marrë vlerësimin më të madh nga skuadra i tij.

“SofaScore” e ka vlerësuar reprezentuesin e Kosovës me notën më të madhe nga skuadra e tij 7,8.


Adana Demirspor pësoi humbje në Stamboll me rezultat 2:1.

Muric është i huazuar në klubin turk nga Manchester City. /Insporti.com/


-->