Aro Muric fillon stërvitjet te skuadra e tij

Futboll 29 Mars 2021 18:09

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Aro Muric, është kthyer për stërvitje te skuadra e tij, Willem II, përcjell Insporti.

Muric është kthyer te ekipi i tij para kohës, kjo pasi u përjashtua nga kampi i Kosovës për arsye disiplinore.

Natyrisht, gardiani kosovar tashmë ka filluar me stërvitje te skuadra e Willem II.

Image
Image

Kujtojmë se, Muric është përjashtuar nga Përfaqësuesja vetëm për ndeshjet e marsit, pasi ai do të grumbullohet sërish në takimet e ardhshme të Kosovës.

-->