Aro Muric para ndeshjes së nesërme kundër Suedisë: Me apo pa Ibran, Suedia mbetet skuadër shumë e fortë

Kombëtarja 08 Tetor 2021 17:56

Kosova do të përballet ndaj Suedisë nesër në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror “KATAR 2022”.

Ndërsa sot, “Dardanët” mbajtën konferencën zyrtare për media para ndeshjes.

Aro Muric tha se me apo pa Ibrahimovicin, Suedia mbetet skuadër shumë e fortë.

“Mezi presim ndeshjen me Suedinë. Ata janë skuadër shumë e fortë. Me apo pa Ibrahimovicin, Suedia mbetet skuadër shumë e fortë.

Neve na mbetet të bëjmë maksimumin ndaj një skuadre të fortë siç është Suedia”, tha Muric.

-->