Aro Muric pas ndeshjes: Është vendimi i trajnerit se a luaj unë, apo jo

Futboll 09 Tetor 2021 20:14

Kosova u mposht nga Suedia me rezultat 3-0 në kuadër të kualifikimeve për Botororin “Katar 2022”.

Portieri Aro Muric ishte më i vlerësuari i ndeshjes nga Sofascore, shkruan Insporti.

Pas ndeshjes, Muric tha se edhe pse kanë humbur do të bëjnë gjithçka që të dalin në vendin e tretë dhe se lidhur me pjesëmarrjen e tij në ndeshje vendos trajneri.

“Suedia bëri shumë mirë. Duke na befasuar në fillim. Pjesën e dytë e filluam mirë. Nuk ka diferencë, është vendimi i trajneri se a luaj unë apo jo. Do të bëjmë gjithçka që ta arrijmë vendin e tretë” – tha Muric.

/Insporti.com

-->