Aro Muric pritet t’i bashkohet ish kampionit të Premier Ligës

Kombëtarja 09 Gusht 2020 20:57

Aro Muric, portieri i Manchester Cityt dhe Kosovës pritet të bëhet me klub të ri, transmeton Insporti.

21 vjeçari këtë sezon ishte i huazuar tek Nottingham Forest nga Manchester City, por bëri vetëm 4 paraqitje.

Për Muricin ka shprehur interesim ish kampion i Premier Ligës, Blackburn Rovers.

Blackburni, i cili bën pjesë në ligën e dytë të futbollit anglez dëshiron transferimin e Muriçit në formë huazimi.

Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigjja e Manchester Cityt.

-->