Aro Muric thjeshtë fantastik/ Portieri i Kombëtares së Kosovës shpallet lojtari i ndeshjes, me këtë notë u vlerësua paraqitja e tij

Kombëtarja 15 Janar 2022 14:25

Në javën e 21-të të Superligës Spor Turke, Adana Demirspor u përball kundër Kayserispor.

Ndeshja e luajtur në stadiumin ‘Fatih Terim’ përfundoi në barazim 1-1.

Goli i Adana Demirspor u shënua nga Britt Assombalonga në minutën e 26-të, kurse pa marr parasysh super performancën e portierit të Kombëtares së Kosovës – Muric, Kayserispor arriti të barazuoi rezultatin me golin e Carlos Mane në minutën e 87-të.

Aro Muric zhvilloi ndeshjen më të mirë të sezonit, duke bërë nëntë pritje dhe u vlerësuar me notën më të lartë në ndeshje (8.6).

Muric u shpall lojtari i ndeshjes.

Në minutën e 6-të të ndeshjes, loja u ndërpre për futbollistin Ahmet Çalik, i cili humbi jetën në një aksident trafiku. Tifozët hodhën karafila në fushë

Me këtë rezultat, Adana Demirspor tani ka 34 pikë, ndërsa Kayserispor 28 pikë.

-->