Aro Muriqi merr lajmin e “tmerrshëm” pas humbjes së Nottingham Forest

Kombëtarja 03 Gusht 2019 20:51

Arijanet Muriqi e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme te Nottingham Foresti.

Ylli i Kombëtares së Kosovës pësoi dy gola në debutimin e tij në Championship, transmeton Insporti

Muriqi është huazuar te Nottigham Foresti nga skuadra e Manchester Cityt, por ka pasur një fillim të keq te skuadra e re.

Ai i ka pësuar dy gola në humbjen 2:1 të pësuar nga Foresti në shtëpi ndaj West Bromwich Albionit.

Për të dyja këto gola Muriqi është kritikuar ashpër, pasi është cilësuar si fajtori në të dyja rastet.

Muriqi bëri gabim trashanik te goli i parë i pësuar, pasi i rrëshqiti topi ndërmjet duarve, derisa te goli i dytë u tregua i ngathët, pasi ai u mposht nga një distancë shumë e largët.

Ai ka marrë vlerësim tejet negativ pas kësaj paraqitje. Në faqen e statistikave të futbollistëve, ‘SofaScore’, Muriqi është vlerësuar me notën nën-mesatare, 4.9, raporton Insporti

Muriqi njëkohësisht është futbollisti që ka marrë notën më të dobët nga kjo ndeshje. Ai gjatë 90 minutave sa ishte në fushë bëri vetëm një pritje, teksa pësoi dy gola.

Kjo formë e Muriqit mund ta shqetësojë selektorin e Kosovës, Bernard Challandes, në prag të ndeshjeve kualifikuese të shtatorit.

Vlerësimet e lojtarëve mund t’i shikoni më poshtë. /Insporti.com/