Arrestohet ikona e UFC

Sporte luftarake 26 Mars 2020 20:01

Ikona e UFC, Jon Jones është arrestuar për përdorim të armëve të zjarrit, bëjnë të ditur mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Ngjarja ka ndodhur në Albuquerque, gjatë mëngjesit së të enjtes.

Njoftimet rreth arrestimit zbulojnë se ikona e UFC është marrë nga policia rreth orës 1 të mëngjesit, në Albuquerque, Nju Meksiko.

Policia ishte njoftaur për të shtëna me armë zjarri nga banorët tjerë të Albuquerque, mësohet nga njoftimi i policisë.

Jones ishte arrestuar edhe më parë nga policia, kur gjatë vitit 2012 kapej duke vozitur i dehur.

-->