Arrestohet ish-boksieri i njohur, akuzohet për vrasjen e vajzës së tij

Boks 07 Janar 2021 13:51

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Egjipt. Ish-boksieri profesionist egjiptian, 52-vjeçari Kabary Salem, u arrestua muajin e kaluar në Kuvajt, nën dyshimin për vrasjen e vajzës së tij 25-vjeçare Ola.

Pas arrestimit, ai u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të jetë në burgun Rikers deri në fillim të gjyqit.

Vrasja e Ola Salemit ndodhi në tetor të vitit 2019 në Pensilvani.

Vajza fatkeqe dyshohet se e ndihmoi babanë e saj në rregullimin e restorantit ku ishte mbytur. Trupi i saj u transportua më pas në Staten Island dhe u la në park i mbuluar me gjethe.

-->