Arrestohet trajneri i Manchester United

Futboll 16 Prill 2019 23:16

Manchester United është eliminuar nga Liga e Kampionëve pas super paraqitjës së Barcelonës në të dy ndeshjet e çerekfinaleve.

Barcelona fitoi edhe përballjen e sotme me rezultat 3:0 dhe me rezultat të përgjithshëm nga të dy ndeshjet 4:0.

Mediat angleze raportojnë se trajneri i akademisë, Nicky Butt, është arrestuar nga policia angleze për shkak të një përleshje.

 

“Daily Mail” raporton se legjenda e “Djajve të Kuq” është arrestuar të martën mbrëma dhe është ndalur në statcionin policior, transmeton Insporti.com.

 

Nicky Butt ishte pjesë e gjeneratës së artë të Manchester United ‘Class of ‘92” dhe në dy vitet e fundit është trajner i akademisë së United. /Insporti.com/

Butt, pictured in action against Leeds in 2000, played for Manchester United for 12 years