Arrihet ky rekord në Formula 1 (VIDEO)

Formula 1 16 Korrik 2019 14:21

Gjatë garës së Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe në Formula 1, skuadra e Red Bull ka vendosur rekordin e pit stop (ndalesës) më të shpejtë në histori. Mekanikët e skuadrës austriake kanë ndërruar gomat e bolidit të pilotit Pierre Gasly për 1.91 sekonda (më pak se dy sekonda).

Kjo ndodhi në xhiron e 13-të të garës së zhvilluar të dielën në pistën e Silverstones.

Rekordi i mëparshëm, 1.92 sekonda, i përkiste mekanikëve të makinës së Williams dhe pilotit Valtteri Bottas. Në vitin 2016, në garën e Bakus (Azerbajxhan), finlandezi i kishte ndërruar gomat me kohën rekord 1.92 sekonda, por që tashmë i përket së shkuarës.