Arrihet marrëveshja, Eriksen në Inter

Futboll 24 Janar 2020 18:03

Gjithçka duket se ka përfunduar rreth transferimit të danezit në “San Siro”. Ekipet janë marrë vesh dhe lojtari pritet të udhëtoj drejt Italisë për ta nënshkruar kontratën.

Kështu raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Formula e transferimit besohet të jetë 18 milionë euro, plus 2 milionë në bazë të përformancave të danezit në fanellën “zikaltër”.

Kujtojmë që Interi e luan ndeshjen e ardhshme ndaj Cagilarit të dielën me fillim nga ora 12:30.

-->