Arrihet marrëveshja për super meçin Khan – Pacquiao, dueli zhvillohet në Arabinë Saudite

Sporte luftarake 17 Korrik 2019 11:59

Amir Khan e ka konfirmuar se e ka nënshkruar marrëveshjen me Manny Pacquiaon ku do të ndeshen në Arabinë Saudite me 8 nëntor.

Boksieri që ishte në ndjekje të një ndeshje me Floyd Mayweather ose Pacquiao, tani e ka konfirmuar marrëveshjen me boksierin filipinas.

Të premten, Khan fitoi ndaj Billy Dib në raundin e katërt dhe tani është gati për një meç të madh.

“Bëra atë gabim në të kaluarën kur e pritja Floydin dhe ai kurrë nuk luftoi me mua, kështu që ishte një humbje kohe”.

“Pacquiao është ai që dua, por nuk do të pres, si kam bërë me Mayweather për vite dhe vite”.

Ndërkohë, Pacquiao do të përballet me kampionin botërore WBA, Keith Thurman më 27 korrik dhe Khan beson se shoku i tij i mëparshëm do të dalë fitimtar në Las Vegas.

-->