Arrin Mayweatheri, gjithçka gati për duelin me Nasukawan

Sporte luftarake 31 Dhjetor 2018 13:30

Floyd Mayweather ka arritur dhe gjithçka është gati për duelin me Tenshin Nasuakwan.

Sipas raportimeve të fundit, Mayweather nuk kishte arritur të shkojë me kohë ‘Saitama Super Arena’, transmeton Insporti

Kjo kishte bërë që starti i duelit të vonohej disa orë, dhe që të fillonin dyshimet se meçi mund të mos zhvillohej fare.

Por, Mayweather tani ka arritur dhe gjithçka është gati për fillimin e duelit.

Mayweather 41-vjeçar, do të duelojë me kikboksierin 20-vjeçar japonez, Tenshin Nasukawa, në një ndeshje miqësore boksi prej vetëm tre rundeve.

Boksieri amerikan nëse e mbyll deri në fund takimin pa u mposhtur nga japonezi 20-vjeçar, nga ky duel do të fitojë 88 milionë dollarë. /Insporti.com