Arritja e Granit Xhakës pas golit të bukur kundër Serbisë

Futboll 22 Qershor 2018 21:31

Granit Xhaka ka shënuar një gol mbresëlënës kundër Serbisë, për ta barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 52-të.

Ky ishte goli i 10-të i Xhakës me fanellën e Zvicrës dhe sipas “OptaJoe”, 5 prej tyre i ka shënuar jashtë zonës së portierit, një armë e fortë kjo e shqiptarit që u pa edhe sonte kundër Serbisë.

Xhaka heshti të gjithë në stadium duke festuar golin me shqiponjë. /Insporti.com/

-->