Arsenal – Chelsea, Emery i frikësohet këtij lojtari para finales së Europa League

Futboll 27 Maj 2019 18:11

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka folur fjalë të mira për yllin e Chelseat, Eden Hazard, para finales së Europa League.

Emery ka deklaruar se ndalja e Eden Hazard do të jetë vitale për ta mposhtur Chelsean dhe për ta fituar Europa Leaguen me 29 maj.

28-vjeçari ka shënuar 16 gola dhe ka kontribuar me 15 asiste në 37 ndeshje në Premier League për ekipin e Maurizio Sarrit dhe lidhet me një kalim të mundshëm te Real Madridi.

Duke folur për El Mundo, për finalen e së mërkurës, Emery tha se Hazard është rreziku kryesor për ekipin e tij.

Sipas tij, belgu është në mesin e 5 më të mirëve në botë, është i rrezikshëm si Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo.

“E njohim mirë Chelsean, është ekip me kualitete dhe i përgatitur mirë fizikisht”, tha Emery.

“Hazard është lojtar i momenteve, momenteve vendimtare. Kjo është ajo që duhet t’i shmangemi. Chelsea është në gjendje të fitojë falë tij dhe ato cilësi i kam parë vetëm te [Lionel] Messi, Cristiano [Ronaldo], Neymar ose [Mohamed] Salah”.

“Për mua, ai është në mesin e më të mirëve në botë”.