Arsenal – Chelsea, Xhaka e ka këtë frikë para finales së Ligës së Evropës

Futboll 28 Maj 2019 09:05

Mesfushori kosovar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka folur para finales së madhe të Ligës së Evropës, të cilën skuadra e tij e luan kundër Chelseat.

Xhaka ka shprehur mendimin se skuadrës së tij i nevojitet me çdo kusht fitorja, pasi nuk mund të përballohet edhe një vit pa Ligën e Kampionëve.

Arsenal nuk ia doli ta siguronte një vend në top katërshe në përfundimin e sezonit në Premierligë, kështu që bileta e vetme për Ligën e Kampionëve ka mbetur përmes triumfit në Ligën e Evropës.

“Ne duhet të jemi pjesë e Ligës së Kampionëve. Ne nuk luajmë aty për dy vite radhazi dhe duhet të jemi aty sezonin tjetër” ka thënë Xhaka.

“Të gjithë lojtarët, tifozët dhe klubi – Ne duam të luajmë kundër skuadrave më të mira, dhe skuadrat më të mira janë në Ligën e Kampionëve” ka thënë tutje mesfushori.

“Ne kemi folur rreth këtij sezoni; çfarë është mirë, çfarë është keq dhe çfarë mund të ndodh nëse fitojmë Ligën e Evropës.”

“Ne kemi pasur një sezon të mirë, por kemi humbur rrugën në pesë ndeshjet e fundit. Por, nëse jemi në finalen e Ligës së Evropës dhe mund të fitojmë një trofe, të kalojmë në Ligën e Kampionëve… epo atëherë, kjo është mirë” ka thënë ndër të tjerash Xhaka.

Trajneri i Arsenal,Unai Emery, ka fituar tri herë radhazi trofeun e Ligës së Evropës, kur drejtonte Sevillan. Xhaka shpreson se të njëjtën gjë trajneri do ta bëjë edhe me Arsenalin.