Arsenal – Everton, ndeshje ‘speciale’ për Xhakën

Futboll 23 Shtator 2018 16:49

Ndeshja e Arsenalit me Evertonin do të jetë speciale për Granit Xhakën.

Takimi që Arsenali do ta luajë me Evertonin në “Emirates” në kuadër të Premierligës, do të ketë rëndësi të veçantë për mesfushorin kosovar.

Kjo sepse për Xhakën, kjo do të jetë paraqitja e 100-të e tij me ‘Topçinjtë’, që prej kur iu bashkua klubit në verën e vitit 2016, përcjell Insporti

Që nga ajo kohë, 25-vjeçari ka bërë 99 paraqitje me klubin londinez, ku ka shënuar gjithsej 8 gola në të gjitha garat.

Prej tyre, 4 janë të shënuar në Premierligë, dy në Kupën e Ligës dhe dy të tjerë në garat evropiane.

Paraqitja ndaj Evertonit do të jetë e 100-ta për Xhakën në të gjitha garat dhe e 76-ta vetëm në Premierligë.

Kurse, kjo do të jetë paraqitja e tij e 57-të rresht në Premierligë me gjigantin anglez.

Nga këto 57 ndeshje, Xhaka ka startuar në 56 prej tyre, ku në bankinë për herë të fundit është lënë ndaj Stoke në muajin prill. /Insporti.com/